TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2024, 15:18

Dëshmitë e familjarëve të ‘Gërdecit’: Vajza la 3 fëmijë jetim, ka hyrë në tokë

Shkruar nga Pamfleti

Dëshmitë e familjarëve të ‘Gërdecit’: Vajza

16 vjet nga masakra e Gërdecit, familjarë të viktimave kanë në kujtesë shpërthimin që mori 26 jetë dhe plagosi me qindra të tjerë.

Barie Sefa erdhi nga Kukësi në Gërdec për një jetë më të mirë, por kurrë nuk ia priste mendja se aty do të linte jetën vajza e saj, e cila la 3 fëmijë jetim.

“Ajo ka hy në tokë, më ka heq keq. Pati bërë shtëpinë me borxh në Kavajë. Shtatë veta kam pas brenda, tjerët u plagosën”, tregon Barie Sefa.

Zabiti është një prej të plagosurve në shpërthimin e madh. Distanca 20 metër i dha mundësinë e dytë për të jetuar.

“Rreth orës 12 pa një çerek dëgjoj një zë gruaje e cila bërtiti: zjarri, largohuni! U larguan në drejtim të asaj kodre, atje më ka zënë mua predha e fundit, shpërthimi i dytë ose i tretë që më goditi, rreth 20 metra nga shpërthimi. Ata që ishin atje afër gati mbaruan”, tha i mbijetuari Zabit Çuku.

Të tjerë familjarë kërkojnë drejtësi, dhe thonë se nëse drejtësia nuk vihet në vend, atëherë ata do të ngrihen vetë.

“Po nuk u ngrit akuza e vrasjes ne si familjarë nuk kemi asgjë në terezi, nuk ka drejtësi. Atëherë do të ngrihemi vetë ne dhe do bëjmë drejtësi”, thotë Zamira Durda që humbi djalin 7-vjeçar nga shpërthimi.

Ramazan Cami humbi vëllain dhe kunatën.

“Kunata ime Bukuria, trupi i saj ka qenë jo më tepër se 50 cm. Ka ardhur vetëm dentistja që i ka vendosur dhëmbët që e ka identifikuar, ka firmos te prokurori. Kurse vëllai është futur në dhe me ADN. Kanë marrë gjakun tim, janë bërë analizat, copat e mishit mbledh e fut në arkivol”, ka treguar Ramazan Cami, familjar i viktimave.

Dëshmitarë që përjetuan ngjarjen thonë se valanga e shpërthimit i kishte hedhur ato disa metra larg. Persona që ndodheshin në udhëtim në rrugën Tiranë – Durrës,  dëshmuan në media të ndryshme se frika i kishte pushtuar të gjithë.

Shumë të tjerë do të ktheheshin nga emigracioni, vetëm për të gjetur shtëpinë e rrënuar ose të dy prindërit të vdekur. Ata që humbën gati gjithçka filluan protesta të shumta në të gjithë vendin.

gerdeci deshmi familjare

Lini një Përgjigje