
Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i ish policit të burgjeve, Gentian Bejtja në Larushk të Fushë Krujës.
Mësohet se Bejtja është vëzhguar nga atentatorët dhe në momentin që është futur në shtëpinë e tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Ndërkohë që pak minuta më parë është gjetur dhe një makinë e djegur në afërsi të banesës së tij në Fushë Krujë e cila dyshohet se i përket autorëve.
Gentia Bejtja nuk shkonte në banesën e tij në Larushk prej kohësh për shkak të konflikteve që kishte me të fortët e Niklës dhe për shkak të atentateve të mëparshme.
Lini një Përgjigje