
Për shërbimet e kryera ndaj PS dhe në vecanti ‘Bablokut’ të Konispolit Shuaip Beqirit, bashkëshortja e trafikantit Arben Murto, Eranda Muho u emërua administratore e njesisë Markat Konispol...
Një shqiptar është vënë në pranga në Igumenicë pasi u kap me një sasi lëndë narkotike së bashku me një polic 41-vjeçar, oficer i anti-drogës. Sipas mediave greke, punonjësi i policisë i identifikuar si Konstantinos Nakos po transportonte me mjetin e patrullimit 100 kg kanabis indian.
Drejtuesi i mjetit shërbente në Prokurorinë e Narkotikëve në Igumenicë dhe u vu në pranga së bashku me shqiptarin, Arben Murto edhe ky 41 vjeç, nga fshati Shalës i Konispolit. Pas kontrollit brenda mjetit zyrtar u gjetën 19 pako kanabis i papërpunuar me peshë totale 102 kilogram e 670 gram.
Pas disa hulumtimeve nga ‘Pamfleti’ zbuluam se shtetasi Arben Murto, i kamufluar në biznesmen, është një nga militantët më të flaktë të Partisë Socialiste të Konispolit. Aktivizmi i tij në radhët e së majtës u vu re në zgjedhjet e vitit të shkuar.
Pikërisht për shërbimet e kryera ndaj PS dhe në vecanti ‘bablokut’ të Konispolit Shuaip Beqirit, bashkëshortja e trafikantit Arben Murto, Eranda Murto u emërua administratore e njesisë Markat Konispol. Duket se as bashkia Konispol nuk i ka shpëtuar zaptimit nga ana e trafikantëve. /Pamfleti
Kujtojmë se: Pavarësisht se në bashkinë Konispol kryetar është Ergest Dule, të gjitha urdhrat dhe emërimet i bën 'Babloku' i Konispolit, Shuaip Beqiri.
Lini një Përgjigje