TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Mars 2024, 18:22

Vrasja e Getian Bejtjas, RENEA zbarkon në banesë; ambulanca merr trupin e pajetë

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Getian Bejtjas, RENEA zbarkon në banesë; ambulanca merr
Gentjan Bejtja

Forcat RENEA që kanë zbarkuar në banesën e Gentjan Bejtjas. Ky i fundit u vra pasditen e sotme në oborrin e pasmë të banesës së tij në Larushk në Fushë Krujë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe autoambulanca që merr trupin e pajetë të Bejtjas, ish-punonjës i burgjeve.

Ai i ka shpëtuar disa atentateve më herët. Më i fundit ishte në korrik të vitit të kaluar, ku u vra kunati i tij dhe u plagosën dy fëmijët e mitur.

Policia përmes një njoftimi, bën të ditur se Bejtja është ekzekutuar nga disa persona, të paidentifikuar.

Vitin e kaluar Bejtjas i bënë atentat, por arriti të shpëtojë. Në atentatin e vitit 2023 mbeti i vdekur kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën fëmijët.

Për krimin në fjalë u arrestua Valter Bami, por ai u lirua në 18 janar të këtij viti.

Dyshohet se Valter Bami dhe Gentjan Bejtja kanë pasur përplasje të forta mes tyre vitet e fundit pasi dy vëllezërit Bami, kanë pasur dyshime të forta se Bejtja mund të fliste dhe të dëshmonte për shumë krime të tmerrshme që kanë ndodhur në zonën e Krujës.

Po ashtu përplasje Bejtja dyshohet se kishte edhe me Marklen Hakën.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku sot u vra Gentjan Bejtja dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

 

vrasja e gebtian bejtjas renea

Lini një Përgjigje