TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Mars 2024, 19:02

Makina e djegur pranë “Urës së Gjolës”, policia jep detaje: U përket autorëve, brenda saj u gjetën 4 armë zjarri!

Shkruar nga Pamfleti

Makina e djegur pranë “Urës së Gjolës”, policia

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ish policit të burgjeve, Gentjan Bejtja i cili u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Krujë.

Policia ka informuar se makina e djegur ishte tip “Land Rover” ngjyrë e bardhë dhe u përkiste autorëve të ngjarjes.

Më tej policia ka informuar se brenda automjetit janë gjetur 4 armë zjarri të djegura të cilat dyshohet se janë përdorur për të ekzekutuar Bejtjan.

Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip “Land Rover”, i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur katër armë zjarri të djegura.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, sqaron policia.

Makina e djegur pranë “Urës së Gjolës”, policia

Lini një Përgjigje