TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2024, 16:41

Vjedhja e kasafortës me 3 mln lekë në supermarketin në Lezhë, arrestohen dy rojet e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Vjedhja e kasafortës me 3 mln lekë në supermarketin në

Zbardhet detaje nga vjedhja e supermarketit në Lezhë një ditë më parë, ku u vodh një kasafortë me afro 3 mln lekë të reja brenda. Policia bën me dije se grabitja është realizuar falë neglizhencës nga rojet e sigurisë.

Sipas uniformave blu, pronari i supermarketit kishte kontraktuar një shërbim privat sigurie, por në fakt dy punonjësit që ishin ngarkuar atë ditë të ruanin supermarketin kanë neglizhuar rënien e alarmit.

Njoftimi i policisë

Në vijim të hetimeve të thelluara dhe veprimeve operacionale që po kryhen nga strukturat hetimore të Policisë së Lezhës, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe të rrethanave të vjedhjes me thyerje, të kasafortës me xhirot e ditëve të fundit, në një supermarket në fshatin Ishull Lezhë, rast i njoftuar rreth orës 07:30 të mëngjesit të djeshëm, ju informojmë se:

Komisariati i Policisë Lezhë ka vënë në pranga shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Balldre dhe shtetasin T. N., 55 vjeç, banues në Lezhë, të dy punonjës të shërbimit privat, i kontraktuar për ruajtjen e sigurisë fizike të supermarketit ku u krye vjedhja.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas më datë 28.10.2024, në orën 04:15, kanë shkuar për të verifikuar një sinjal alarmi te ky supermaket. Ata dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat për kontrollin e objektit në perimetrin e tij, si dhe nuk kanë përmbushur detyrimin për njoftimin e Policisë. Mosveprimet e tyre dyshohet se kanë favorizuar autorët e vjedhjes, për kryerjen e krimit.

Materialet procedurale për të dy shtetasit i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkaq, vijojnë hetime intensive për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e kësaj vjedhjeje.

Lini një Përgjigje