TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2024, 16:17

Sherr mes të miturve në Elbasan, 14-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes të miturve në Elbasan, 14-vjeçari godet me thikë

Një 14 vjeçar ka goditur me thikë një bashkëmoshatar në Elbasan pas një konflikti gjatë një loje.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në një ambienti sportiv. I mituri me inicialet R.T është qëlluar me thikë në këmbë nga bashkëmoshatari i tij me inicialet D.R pas një konflikti të çastit.

14-vjeçari është shoqëruar në polici, ndërsa blutë kanë sekuestruar thikën.

“Rreth orës 13:30, ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit, shtetasi R. T., 14 vjeç, i dëmtuar lehtë, në këmbë, me mjet prerës (thikë), dyshohet nga bashkëmoshatari i tij, shtetasi D. R., si pasojë e një konflikti të çastit gjatë lojës në një ambient sportiv.

I mituri D. R. është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me prindërit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në prani të psikologes.

Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë)”, njoftoi policia.

Ndërkaq, një grup i posacëm hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Lini një Përgjigje