TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2024, 13:39

Shpërndante kokainë në Astir, arrestohet 22-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndante kokainë në Astir, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në kryeqytet, pasi dyshohet se shpërndante kokainë në zonën e Astirit.

22-vjeçari i identifikuar si Arbi Ujkaj u arrestua në flagrancë dhe u sekuestrua 300 gram kokainë, e cila ishte e ndarë në doza gati për shitje.

“Një 22-vjeçar i identifikuar si Arbi Ujkaj ka rënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në Astir.

Sipas edhe një komunikate, policia thotë se gjatë operacionit janë sekuestruar lënde e dyshuar narkotike kokainë, me peshë 300 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. U., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Sektori për Hetimin e Narkotikëve operacioni policor i koduar “Transportuesi” për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve.

Sekuestrohet sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, me peshë 300 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e njohur si Astiri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. U., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 22-vjeçarin, duke lëvizur në Unazë të Re.

Gjatë kontrollit fizik të tij shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 300 gram”, njofton policia.

Lini një Përgjigje