Policia e Kavajës ka arrestuar 32-vjeçarin Idriz Hoxha, i dyshuar për vjedhjen e një automjeti luksoz tip “Range Rover Sport”.
Automjeti u vodh në orët e para të mëngjesit më 28 tetor 2024, në një servis në lagjen nr. 7, në Kavajë.
Në pamjet e publikuara nga mediat tregojnë se si Hoxha, i maskuar dhe me anë të çelsave të modifikuar, kryen vjedhjen.
Ai është një individ me precedentë të mëparshëm për krime të ngjashme, dhe policia arriti ta identifikojë, lokalizojë dhe kapë menjëherë pas ngjarjes.
Policia arrit të gjente automjetin e vjedhur dhe ta sekuestronin atë, si dhe dy celularët e të arrestuarit.
'Kavajë/ Vodhi një automjet tip “Range Rover”, në një servis në lagjen nr. 7, identifikohet, lokalizohet dhe kapet 32-vjeçari, shtetas me precedent për të njëjtin krim.
Policia gjeti automjetin e vjedhur.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se gjatë mëngjesit të datës 28.10.2024, në servisin në pronësi të tij, ishte vjedhur një automjet tip “Range Rover”, Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, identifikoi dhe kapi autorin e dyshuar të kësaj vjedhjeje, shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u mundësua gjetja e automjetit të vjedhur, i cili u sekuestrua bashkë me 2 celularët e të arrestuarit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.', njoftoi policia.
Lini një Përgjigje