Kristi Balukja, është i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.
Ai ka tentuar ti verë tritol makinës së Renato Çepa, por sasia e eksplozivit i ka plasur në dorë duke i marë jetën menjëherë.
Sipas policisë Renato Çepa njihet në Elbasan dhe si "Kel Llumi".
Sipas policisë mes viktimës dhe objektivit për tju vendosur tritol disa kohë më parë ka pasur një konflikt fizik.
Ngjarja e sotme besohet shumë se lidhet pikërisht me këte konflikt të ndodhur disa kohë më parë mes Renato Çepa dhe Kristi Balukja.
Aktualisht për hetimin e kësaj ngjarje është caktuar një prokuror i gatshëm në prokurorinë e Elbasanit si dhe është ngritur një grup hetimor, për të zbardhur plotësisht dinamikën e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
'Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit R. Ç., në lagjen “Shënkoll”, ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht K. B., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit R. Ç.
Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital.
Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.', njofton Policia.
Ngjarja e rëndë vjen pas 3 muaj nga sulmi me tritol në apartamentin e motrave Nikolli në Elbasan, ku mbeti i vrarë një njeri i pafajshëm siç ishte Enea Thomollari.
Lini një Përgjigje