TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2024, 07:42

Po i vendoste tritol një makine, humb jetën 24-vjeçari në Elbasan; C4 i shpërthen në duar

Shkruar nga Pamfleti
Po i vendoste tritol një makine, humb jetën 24-vjeçari në
Foto ilustruese

Një 24-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit, si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan në orët e para të mëngjesit në lagjen e ish-Kombinatit të drurit.

Një 24- vjeçar, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip "Volkswagen", në pronësi të Renato Çepës, lënda eksplozive i ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari ka humbur jetën.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur teksa ai po vendoste lëndë plasëse në automjetin në pronësi të një shtetasi tjetër.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, teksa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

'Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.', njofton policia.

ekbasan shpëthim me tritol

Lini një Përgjigje