TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Tetor 2024, 13:53

U qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Lezhë, zbardhet ngjarja me protagonistë babë e bir

Shkruar nga Pamfleti

U qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë në Lezhë, ku u raportuan të shtëna me armë.

Policia bën me dije, se një 30-vjear telefonoi në sallën operative dhe kallëzoi dy persona, babë e bir. Ai tha se ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëvizte, për shkak të konflikteve të mëparshme.

Gjithashtu bëhet me dije se Komisariati i Policisë Lezhë ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, për babë e bir, 56 dhe 22 vjeç, të denoncuar nga 30 vjeçari.

“Menjëherë pas telefonatës, janë kryer të gjitha veprimet procedurale, si: marrja e deklarimeve të 3 shtetasve të implikuar, kryerja e kontrolleve në banesat e tyre, këqyrja e automjetit të 30-vjeçarit dhe këqyrja e vendit të ngjarjes.

Në përfundim të tyre ka rezultuar se: automjeti i 30-vjeçarit ishte i padëmtuar nga plumba, në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja, si dhe në banesat e 3 shtetasve të implikuar nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje