
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali në Monterotondo. Në pranga ra po ashtu edhe një 39-vjeçar.
Karabinierët gjatë shërbimit në komunën e Mentanës, kanë vënë re sjelljen e çuditshme të një makine, të konstatuar më vonë me qira, të cilën e kanë kontrolluar.
Në mjet ndodhej një 22-vjeçar, me origjinë shqiptare, pa vendqëndrim fiks, të cilit pas kontrollit të automjetit, iu gjet mbi 100 gram kokainë.
Kokaina është e ndarë në 110 doza, gati për t’u shitur.

Lini një Përgjigje