TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Tetor 2024, 10:15

Aksidenti tragjik në autostradën e Lushnjës, viktimë mbeti avokati i njohur (Emri)

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në autostradën e Lushnjës, viktimë mbeti

Marenglen Koçiu, personi që humbi jetën dy ditë më parë në autostradën Lushnjë-Tiranë, ishte avokat i njohur.

Kolegët dhe miqtë e tij kanë ndarë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale, duke reaguar me trishtim për ikjen e tij të parakohshme.

56 vjeçari rezulton se po kalonte në këmbë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, kur është përplasur nga një makinë e drejtuar nga shtetasi, Lulzim Balilaj.

Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, avokat Marenglen Koçiu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit të ditës së shtunë dhe sot mësohet se viktima është avokat i njohur.

"Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor "Lushnjë-Tiranë", shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit."-njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje