TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2024, 10:07

I vendosi tritol makinës së 40-vjeçarit në Elbasan, identifikohet i riu që humbi jetën

Shkruar nga Pamfleti

I vendosi tritol makinës së 40-vjeçarit në Elbasan,

Është identifikuar i riu që mbeti i vdekur në Elbasan, pas shpërthimet me tritol.

Bëhet me dije se viktima është 24-vjeçari Kristi Agron Balukja.

I riu gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, tentoi t’i vendoste tritol automjetit të 40-vjeçarit Renato Çepa, por lënda i shpërtheu në duar, duke e lënë të vdekur si pasojë e dëmtimeve të shumta.

Policia njoftoi se është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje