
Kanë dalë pamje nga vendngjarja ku mbeti i vdekur një 24-vjeçar.
I riu rreth orës 4:00 të mëngjesit të së martës tentoi t’i vendoste tritol një automjeti në pronësi të Renato Çepës.
Por planet e 34-vjeçarit nuk shkuan ashtu si ai kishte menduar, pasi teksa po vendoste tritolin në automjet, i shpërtheu në dorë duke i krijuar dëmtime të shumta.
Si pasojë e dëmtimeve 24-vjeçari humbi jetën në spital. Ngjarja ndodhi në lagjen Shënkoll në Elbasan.
“Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje