TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2024, 15:54

Mori 2.5 milionë lekë për të mos prishur ndërtimin pa leje, dorëzohet në Kapshticë Andri Mehja

Shkruar nga Pamfleti
Mori 2.5 milionë lekë për të mos prishur ndërtimin pa
Andri Mehja

Është dorëzuar në pikën kufitare Kapshticë, Andri Mehja, kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, në bashkinë e Elbasanit, i cili në muajin Prill u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Rasti i këtij personi fillimisht është ndjekur dhe investiguar nga një emision investigativ, ndërsa më pas çështja është rregjistruar nga prokuroria e Elbasanit, ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i IMT-së, Andri Mehja dhe inspektorit Bardhyl Qehja.

Inspektori dhe kryeinspektori i kanë kërkuar 2.5 milion lekë të vjetra një qytetari, i cili veç problemeve ekonomike ka problem shëndetësore dhe me njërin nga fëmijët.

Qëllimi i marrjes së lekëve, ka qenë në këmbim të mos prishjes së një objekti pa lejë, të ndërtuar nga denoncuesi më qëllim strehimin e familjes.

Për shkak të shumës së korrupsionit prej 2.3 milion lekë të vjetra, dosja i kaloi për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK, ku prokurori Elvin Gokaj, u ngarkua për të ndjekur rastin hetimor.

Në muajin qershor 2024, nga ana e SPAK u arrestua dhe personi i tretë, Gentian Bako, si i dyshuar në këtë veprimtari kriminale.

Mësohet se i kërkuari nga Drejtësia Shqiptare, Andri Mehja, ka hyrë në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, ku u shfaq para punonjësve të policisë duke u dorëzuar.

Tashmë ai është nisur në drejtim të Tiranës, ku brenda kësaj jave pritet të dalë parë gjykatës së Posaçme SPAK, për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj tij në kushtet e mungesës.

Mehja njihet në Elbasan si vëllai i dhëndrit të ish-kryebashkikaut të Elbasanit, Qazim Sejdini./Ora News

 

Lini një Përgjigje