TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2026, 13:27

Vidhnin automjete luksoze jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, shpallen në kërkim dy persona 

Shkruar nga Pamfleti

Vidhnin automjete luksoze jashtë shtetit dhe i trafikonin në

Dy shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se trafikonin në Shqipëri automjete të vjedhura jashtë vendit, me qëllim shitjen e tyre.

Gjatë operacionit u sekuestrua një automjet tip “Audi”, me vlerë rreth 50 mijë euro, i cili rezultoi i vjedhur në Sllovaki. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Sh., 55 vjeç, i dyshuar si personi që ka sjellë mjetin në Shqipëri për ta shitur.

Ndërkohë, një ditë më parë, u sekuestrua një automjet tip “Seat Cupra”, me vlerë rreth 40 mijë euro, i dyshuar i vjedhur në Itali. Për këtë rast u shpall në kërkim edhe shtetasi G. L., i dyshuar për trafikimin e mjetit.

"Gjatë fazës së sotme u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 50 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Sllovaki, ndërsa dje, u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 40 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Itali.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit që dyshohet se kanë trafikuar automjetet, në Shqipëri.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestrua 1 automjet tip “Audi”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Sllovaki. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, S. Sh., 55 vjeç.

-Ndërkaq, dje, në kuadër të operacionit “Stolen line”, u sekuestrua 1 automjet tip “Seat Cupra”, me vlerë rreth 40 000, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, G. L.

Punohet për kapjen e të dy shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

vidhnin automjete

Lini një Përgjigje