TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2024, 08:20

U zbulua 'shtëpi bari' në Tiranë, kjo është magazina ku u gjet droga në zonën e Selitës

Shkruar nga Pamfleti

U zbulua 'shtëpi bari' në Tiranë, kjo është

Policia ka zbuluar një magazinë ku kultivohej kanabis ditën e sotme në zonën e Selitës në Tiranë.

Policia ka marrë informacione në rrugë operative dhe në orët e vona të natës komisariati nr.2 dhe sektori kundër narkotikëve në policinë e Tiranës kanë zhvilluar operacionin, i cili po vijon ende.

Një sasi e madhe droge është gjetur në vend.

E gjithë policia e Tiranës, shërbimet e komisariatit 2 dhe 6 dhe Antidroga e Tiranës ndodhen në aksion, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe lënde narkotike.

Lini një Përgjigje