TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2024, 08:00

Aksion antidrogë në Tiranë, zbulohet një magazinë e madhe me kanabis; disa të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Aksion antidrogë në Tiranë, zbulohet një magazinë e

Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë të madhe me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Mësohet se magazina është zbuluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet.

Raportohet për persona të arrestuar.

Operacioni vijon prej mbrëmjes së kaluar, teksa pritet të zbulohen detaje të tjera në orët në vijim. 

E gjithë policia e Tiranës, shërbimet e komisariatit 2 dhe 6 dhe Antidroga e Tiranës ndodhen në aksion, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe lënde narkotike.

 

Lini një Përgjigje