TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2024, 19:47

U vra nga kushërinjtë në mes të Athinës, ky është 28- vjeçari Denis Loka (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

U vra nga kushërinjtë në mes të Athinës, ky

Zbulohen fotot e 28 vjeçarit Denis Loka, i cili u vra me thikë nga kushërinjtë e tij Enis dhe Aleksandros Loka, në në lagjen Kipseli të Athinës mbrëmjen e së hënës.

Ngjarja e rëndë është fiksuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë dhe tregojnë vëllezërit, 17 dhe 19 vjeç të cilët fillimisht përleshen fizikisht me të afërmin e tyre Denis Loka, përpara se t’i marrin jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 dhe ishin efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po lëviznin pranë kryqëzimit të rrugëve Chania dhe Patisia, që panë të shtrirë përtokë 28-vjeçarin, shkruan A2.

Sakaq dy vëllezërit pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga 28-vjeçari i ndjerë, kur ishin fëmijë dhe jetonin në Shqipëri. Kur u takuan ata debatuan për atë që pretendojnë se ka ndodhur në të kaluarën. Viktima ka tentuar t’i qetësojë, por ka ndodhur një sherr, i cili ka sjellë plagosjen fatale të 28-vjeçarit.

Një orë pasi kryen krimin ata janë vetëdorëzuar në komisariatin e Kipselit dhe ka qenë 17-vjeçari ai që ka marrë përsipër vrasjen. A2 CNN           

U vra nga kushërinjtë në mes të Athinës, kyU vra nga kushërinjtë në mes të Athinës, kyU vra nga kushërinjtë në mes të Athinës, ky

 

Lini një Përgjigje