TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2024, 14:17

Tentoi të vriste Agron Pukën, arrestohet Amarildo Kola në Laç

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste Agron Pukën, arrestohet Amarildo Kola në

Kola akuzohet se në bashkëpunim me dy të tjerë ka tentuar që të vrasë me armë zjarri Agron Pukën në fshatin Rrilë.

Një 31 vjeçar, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, është arrestuar në një lokal në Laç.

Sipas policisë, gjatë arrestimit, shtetasit Amarildo Kola iu gjet edhe një pistoletë me municion luftarak dhe një sasi kokaine në lokal.

Ndaj 31 vjeçarit me dy mbiemra Amarildo Ndreca (Kola), gjykata e Lezhës kishte dhënë masën “arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Kola akuzohet se në bashkëpunim me dy të tjerë ka tentuar që të vrasë me armë zjarri Agron Pukën në fshatin Rrilë. Ngjarja ka ndodhur më 6 mars të këtij viti, gjatë kohës kur Puka po dërgonte fëmijët në shkollë.

Sipas njoftimit të policisë, janë vënë proceduar në gjendje të lirë edhe 6 shtetas të tjerë që shoqëronin 31-vjeçarin, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe/ose përkrahje të autorit të krimit.

"Laç/Finalizohet operacioni policor i koduar “Double Trouble”. Me pistoletë me vete, në një lokal në Laç, ndërkohë që ishte në kërkim për një tentativë për vrasje, vihet në pranga 31-vjeçari. I ndaluari dhe 2 shtetas të tjerë, në mars 2024, tentuan të vrisnin në fshatin Rrilë, shtetasin A. P. Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas që shoqëronin 31-vjeçarin, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe/ose përkrahje të autorit të krimit. Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri i saj, 15 fishekë, 2 automjete, 2 celularë dhe një shumë parash.

Gjatë monitorimit 24/7 të situatës në terren, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, është siguruar informacion për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për një tentativë për vrasje. Informacioni është administruar menjëherë dhe në kuadër të operacionit “Double Trouble”, forcat e posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, si dhe Seksioni kundër Krimeve ndaj Personit, të DVP Lezhë, kanë ndërhyrë për kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.

Si rezultat, në një lokal në Laç, është vënë në pranga shtetasi A. N. alias A. K., 31 vjeç. Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “. Ky shtetas akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit K. N. dhe V. T., ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në fshatin Rrilë, më datë 06.03.2024, shtetasin A. P..

Nga kontrolli fizik i kryer në momentin e ndalimit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, ndërsa gjatë kontrollit në lokalin ku u kap ai, u gjet një pjatë me mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 shtetasit që shoqëronin në lokal, shtetasin A. N. alias A. K., konkretisht për shtetasin P. J., 28 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe për shtetasit M. Ll., 50 vjeç, A. Gj., 23 vjeç, B. Gj., 36 vjeç, A. N. alias A. K., 45 vjeç dhe N. B., 34 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme", njofton policia.

vrasje agron puka arrestim lac amarildo kola

Lini një Përgjigje