TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2024, 11:10

"Babi vrau mamin", si u zbulua vrasja e 24-vjeçares shqiptare nga i shoqi në Itali; fëmijët e mitur rrëfyen krimin te tezja

Shkruar nga Pamfleti

"Babi vrau mamin", si u zbulua vrasja e 24-vjeçares shqiptare

Janë zbardhur detaje nga krimi makabër në Itali.

Lulzim Toci është 30 vjeçari shqiptar që mbyti gruan e tij 24 vjeçare, Eleonora Toçi në shtëpinë e tyre në Caserta të Italisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kulmin e nje debati familjar, sipas mediave italiane.

Pas krimit, 30 vjeçari ka shkuar në shtëpinë e kunatës së tij, duke i kërkuar që ta shoqëronte në spital, por gruaja nuk e besoi dhe telefonoi nipat e saj, 4 dhe 6 vjeç.

“Babi vrau mamin”, i thanë fëmijët tezes, e cila menjëherë kontaktoi emergjencën. Kur policia mbërriti në vendngjarje, burri po endej pranë shtëpisë dhe më pas u shoqërua në komisariat.

Lini një Përgjigje