TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2024, 10:20

Hodhën molotov dhe lënduan efektivët, arrestohen 2 protestues; procedohen penalisht 5 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Hodhën molotov dhe lënduan efektivët, arrestohen 2 protestues;

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të cilët morën pjesë në protestën e 7 tetorit, për shkak të dhunës dhe hedhjes së lëndëve plasëse.

Bëhet me dije se të arrestuarit janë Sokol Bushkolaj 49 vjeç dhe Gentjan Tuga 47 vjeç. Teksa ka filluar procedimi në gjendje të lirë për 5 të tjerë, mes tyre një i mitur.

Mesohet se Sokol Bushkolaj ishte nën arrest shtëpie, i akuzuar për dhunë në protestën e 28 majit  të opozitës, pasi u hodhi molotov gazetarëve që po raportonin në vendngjarje.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 07.10.2024, ndaloi shtetasit:

– S. B., 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga nenet 237, 282 dhe 323 të Kodit Penal;

– G. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga nenet 237 dhe 150 të Kodit Penal.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 274 dhe 236 të Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Gjatë protestës së organizuar nga opozita u lënduan 10 policë, iu hodh ,molotov ministrive si dhe u dogjën kosha mbeturinash dhe stacione autobusësh.

protesta e opozites

Lini një Përgjigje