TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2024, 11:45

Kërkon lirinë, del para gjykatës vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj

Shkruar nga Pamfleti

Kërkon lirinë, del para gjykatës vrasësi i biznesmenit

Shtetasi portugez Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit lezhjan Ardian Nikulaj është paraqitur paraditen e të mërkurës në gjykatën e Lezhës, ku kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Përmes avokatit të tij, Saraiva kërkon masë më të butë sigurie, duke pretenduar se tashmë ka kaluar një afat i gjatë dhe dosja ende nuk ka kaluar për gjykim.

Kujtojmë që biznesmeni Ardian Nikulaj u vra me 19 prill 2023 teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin. Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja është porositur nga Edmond Haxhia.

Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson ishin vëzhguesit.

Lini një Përgjigje