
Në Apelin e Posaçëm të GJKKO po zhvillohet seanca për Laert Haxhiun, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”.
Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për të. Ai akuzohet për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.
Bëhet me dije se i pranishëm në sallën ku mabahet senaca është edh ekreu i SPAK Altin Dumani si dhe prokurorja Doloreza Musabelli.
Gjyqi ndiqet dhe nga babai i Haxhiut. Në seancë ndodhet edhe vetë Laert Haxhiu, që mbrohet nga avokati Detar Hysi.
Avokati Detar Hysi: Kërkoj largimin nga trupa e gjykimit të gjyqtares Daniela Shirka, pasi ka shqyrtuar një kërkesë në themel.
Doloreza Musabelli: Bujar Turku dhe Agron Hoxha konsiderohen të njoftuar, ndërsa për personat e tjerë që janë larguar kërkojmë edhe njëherë te tentohet njoftimi i tyre. Në këto kushte kërkojmë shtyrjen e seancës që të njoftohen dhe ato.
Lini një Përgjigje