TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2024, 19:35

Tjetër vetëvrasje në zonën e Korçës, i jep fund jetës 40-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër vetëvrasje në zonën e Korçës, i jep fund

Një tjetër vetëvrasje është shënuar në zonën e Korçës. Një 40-vjeçar në Leskovik u gjet i vetëvarur, pa shenja jete.

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se ka qenë një telefonatë e një banori të zonës që ka njoftuar policinë e më pas ajo ka shkuar drejt vendngjarjes.

Duhet theksuar se pak ditë më parë i dha fund jetës një 53-vjeçar që njihej edhe si astrolog. Ofiel Koço është hedhur nga kati i shtatë i apartamentit të tij ku jetonte i vetëm, në rrethana dhe motive ende të mistershme, duke gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes në tokë.

Lini një Përgjigje