
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një efektiv i Policisë Bashkiake Vlorë është dhunuar barbarisht nga dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, polici me inicialet B.J, ka marrë lëndime serioze në krye të detyrës dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar në pavionin e Kirurgjisë.
Mësohet se polici është dhunuar për shkak të një gjobe që i ka vendosur shoferit të një mjeti furgon dhe që operon linjën e fshatit. Ai ka fraktura në kokë dhe në hundë, teksa ka marrë mjekimin e nevojshëm në spital dhe më pas ka dalë, duke u kthyer në banesë.
Aktualisht lidhur me këtë ngjarje, nuk ka një reagim zyrtar dhe informacioni mbetet paraprak. Por hetimet e mëtejshme do zbardhin edhe dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e saj, teksa nuk ka ende informacion për autorin e dyshuar të agresionit.
Lini një Përgjigje