TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 14:41

U shtyp nga vinçi në sy të të birit, humb jetën 51-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U shtyp nga vinçi në sy të të birit, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u shtyp nga një vinç.

Mediat italiane shkruajnë në Fatmir Isufi, banues në Arcore, Monza Brianza, ndërroi jetë në kantierin ku po punonte.

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, të hënën e 18 nëntorit. Sipas rikonstruksioneve fillestare, vinçi u përmbys dhe përfundoi në gropën ku po punonte Isufi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para syve të djalit të Isufit, i cili ishte duke punuar në të njëjtin vend me të atin.

Policia italiane po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje