Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri që i mori jetën 27-vjeçarit Klaudio Prendi.
Nga kamerat e sigurisë është zbuluar dhe intenerari që autorët kanë ndjekur.
Bëhet e ditur që autorët kanë pritur viktimën të dilte nga ambientet e lokalit në rrugën “Xhanfize Keko”.
Menjëherë sapo i riu ka hipur në automjetin e tij ata janë afruar dhe kanë qëlluar nga automjeti.
Efektivët kanë mësuar gjithashtu se targat e makinës së përdorur për atentatin ishin greke.
Sapo kanë shtënë në drejtim të 27-vjeçarit, autorët janë larguar në drejtim të kryqëzimit “Hoxha Tahsim” dhe nëpërmjet rrugicave ata kanë dalë në afërsi të zonës së Brrylit dhe nëpërmjet Unazës së Madhe janë larguar dhe drejtim të zonës së Farkës, aty ku kanë djegur dhe automjetin tip “Audi A4”.
Policia në vendin e ngjarjes ku është djegur dhe automjeti nuk ka mundur që të gjejë armën e krimit pra pistoletën e përdorur në këtë ngjarje.
Targa greke në makinën Audi
27-vjeçari është djali i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme, Fran Prendi, por shanset që detyra e të atit të jetë bërë shkak për vrasjen e Klaudio Prendit janë të pakta. Teksa shton se vetë 27-vjeçari ka pasur konflikte të mëparshme, por jo të përmasave të mëdha që mund të çonin deri në vrasje.
Hetimet janë shtrirë edhe në disa drejtime të tjera. 27-vjeçari sipas grupit hetimor njihej si person problematik dhe më herët ka qenë i proceduar pasi ka qenë në kërkim gjatë zgjedhjeve të shkuara, sepse në zonën e Pukës ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Sipas policisë gjatë kohëve të fundit ai ka pasur disa konflikte, jo të mëdha që mund të çonin deri në kryerjen e një vrasjeje. Gjatë mbrëmjes dhe gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur shoqërimin e disa personave me të cilët ka pasur konflikte, ata kanë mohuar që të kenë lidhje me këtë ngjarje.
Lini një Përgjigje