TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2025, 22:47

U shpall i zhdukur nga i vëllai, i moshuari në Fier gjendet i dekompozuar në arë

Shkruar nga Pamfleti

U shpall i zhdukur nga i vëllai, i moshuari në Fier gjendet i

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku në një parcelë në fshatin Sektor Seman është zbuluar trupi i pajetë i një burri 72-vjeçar, në gjendje të dekompozuar.

Viktima është identifikuar si Mihallaq Shqepa, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim prej datës 12 korrik 2025, pas një kallëzimi nga vëllai i tij që raportonte zhdukjen e tij nga banesa.

Sipas informacioneve të para të policisë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, por vetëm ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë nëse pista zyrtare qëndron apo nëse ka elementë të tjerë të fshehur pas kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor është në terren dhe po punon për të sqaruar çdo rrethanë të vdekjes, përfshirë vendndodhjen, kohën e saktë dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së 72-vjeçarit. Deri në përfundimin e hetimeve, mbetet e hapur çdo mundësi.

Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i  shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, tha policia.

Lini një Përgjigje