TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2025, 19:37

Tragjedi në Elbasan, dy vëllezër të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Elbasan, dy vëllezër të mitur mbyten në

U futën për tu larë, humbin jetën dy vëllezër në Labinot Fushë...

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, pasi dy të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin. Bëhet fjalë për dy vëllezër të moshës 8 dhe 10 vjeç.

Sipas burimeve, ata kanë qenë bashkë me të ëmën duke ruajtur bagëtitë, por për shkak të vapës janë futur në lumë për tu freskuar. Mirëpo rrjedha i ka marrë me vete dhe për pasojë kanë humbur jetën. Ngjara ka ndodhur në zonën e Labinot Fushës.

Trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë disa qindra metra më poshtë. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë që shënohet në këtë periudhë të vitit. Vera përgjithësisht ka sjellë tragjedi në lumenj dhe rezervuare. Shumë të rinj në zonat malore zgjedhin lumenjë apo rezervuaret për tu freskuar, por kanë humbur jetën. Po ashtu në lumin Shkumbin tragjeditë kanë qen të shumta.

Në qershor të këtij viti, në të njëjtin lumë humbi jetën një 6-vjeçar.  Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 qershor 2025, ku shtetasja D. Aliu kishte njoftuar Policinë e Peqinit se nipi i saj 6-vjeçar kishte humbur dhe nuk ishte parë prej më shumë se tre orësh. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë, të afërm të familjes së 6-vjeçarit dhe  banorë të qytetit të Peqinit nisën kërkimet intensive përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin në afërsi të lagjes “Çezme”.

Rreth orës 21:30, trupi i pajetë i të miturit u zbulua nga një peshkatar amator i zonës në një zonë të thelluar të lumit, ku është krijuar një gropë mjaft e thellë si pasojë e shfrytëzimit të rrjedhës së Shkumbinit për nxjerrjen e inerteve. Fëmija dyshohet se ra gabimisht aty.

Lini një Përgjigje