TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2025, 12:21

Aksidenti në Fushë Krujë/ I plagosuri i shtrirë në tokë, qytetarët i japin ndihmën e parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti në Fushë Krujë/ I plagosuri i shtrirë në
Pamje nga vendngjarja

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku një automjet tip Audi R8, ngjyrë portokalli, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme si pasojë e përplasjes.

Në aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes Benz” dhe një “Audi”.

Nga informacionet paraprake mësohet se tre persona janë plagosur rëndë dhe kanë marrë ndihmën e parë nga qytetarët që ndodheshin pranë vendngjarjes.

Ndërhyrja e tyre ka qenë e menjëhershme, në pritje të mbërritjes së ambulancës dhe autoriteteve përkatëse.

"Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje