TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2025, 15:15

Tjetër ngjarje e rëndë në Sarandë, gjendet pa shenja jete roja i portit

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër ngjarje e rëndë në Sarandë, gjendet pa shenja

Një tjetër vdekje ka ndodhur në qytetin e Sarandës, pas shtetases amerikane që u gjet e pajetë në banesën e saj.

Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i punësuar si roje.

Nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Saranda është përballur dy ditë e fundit me lajme të hidhura, pasi dje në drekë u plagosën 2 persona me armë zjarri te zona e stadiumit. Më pas një 60-vjeçare amerikane u gjet e pajetë në banesë ku dyshohet se ka vdekur nga mbidoza e drogës.

Lini një Përgjigje