TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2025, 21:35

Ngjarja tragjike në Elbasan, rrëfehet i afrmi i familjes Bica: Fëmijët i gjeti roja i hidrocentralit, njërit i dhashë ndihmën e parë por s'reagoi!

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja tragjike në Elbasan, rrëfehet i afrmi i familjes Bica:
Elbasani u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku dy fëmijë të moshës 8 dhe 10 vjeç u mbytën në lumin Shkumbin pranë zonën e Labinot Fushës, pasi i mori rrjedha e ujit teksa laheshin në të.  

Një i afërm i familjes Bica duke rrëfyer ngjarjen tha se dy vëllezërit janë gjetur nga roja i një hidrocentrali aty pranë, në një gropë të krijuar në formë prite. 

Ai u shpreh se ka tentuat t’i jepte ndihmën e parë njërit prej fëmijëve duke i bërë frymëmarrje artificiale, por i mituri nuk ka dhënë asnjë reagim. 

“Isha te puna, pash policinë, pash që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njërin fëmijë e kishte në krah. Pash të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap. Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet. Më tutje është bërë një grop e madhe, kanë bërë një pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krah, ja mora i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vap”, tha ai. 

Ndërkohë në vendngjarje janë parë edhe fqinjët e familjes Bica, të cilët janë shprehur tejet të shokuar nga ngjarja. 

“Ngushëllime familjes, i kam fshatarët e mi. E mora vesh ngjarjen dhe erdha këtu, erdha t’i mbledh bagëtitë. Me bagëti kanë qenë këtej. Fatkeqësi e madhe, më tronditëse nuk ka më”, tha njëri prej fqinjëve. 
 

Lini një Përgjigje