
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet. Mësohet se një 4-vjeçare është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike në qendër tregtare “Murat Toptani” dhe si pasojë është dëmtuar.
Konkretisht 4-vjeçarja ndodhej në katin e 3-të qendrës tregtare. Bëhet me dije se e mitura është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje