
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 70-vjeçar shqiptar Luan Xaxhi, ka goditur disa herë me thikë nusen e djalin. Mësohet se si pasojë e goditjeve, 28-vjeçarja ka marrë lëndime në koke dhe pjesë të tjera të trupit.
I moshuari dhe 28-vjeçarja fillimisht janë përfshirë në një debat të ashpër, më pas 70-vjeçari ka marrë thikën në kuzhinë dhe e ka sulmuar.
Kanë qenë fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e 28-vjeçares. Sapo kanë mbërritur, efektivët italianë kanë vënë në pranga të moshuarin, të cilit në xhep iu gjet dhe bileta që kishte prerë për t’u kthyer në Shqipëri.
Raportohet 28-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje