
Gjykata e Korçës ka lënë në burg 71-vjeçarin Pëllumb Lamçe, i cili 3 ditë më parë tentoi të abuzonte seksualisht me 9-vjeçaren në Sheqeras të Maliqit.
71-vjeçari doli përpara togave të zeza rreth orës 11:00 për tu njohur me masën e sigurisë.
Mësohet se prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg për veprën penale marrëdhënie seksuale me të mitur, mbetur në tentativë dhe gjykata e ka pranuar.
Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata 71-vjeçari ka shfaqur probleme në të folur, fillimisht ka mohuar akuzat dhe më pas ka devijuar bisedën në një tjetër kënd (atë të pronave).
Nuk dihet nëse kjo është një lojë e Lamçes apo vërtet ky i fundit ka probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që edhe vetë avokati i vendosur kryesisht ka kërkuar një masë më të butë.
Lini një Përgjigje