TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Prill 2025, 14:07

U kap me kokainë, arrestohet 42-vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

U kap me kokainë, arrestohet 42-vjeçari në Gjirokastër

Një 42-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar në kuadër të operacionit  “The remaining” pasi u kap me doza kokaine.

Policia thotë se 42-vjeçari Vangjel Rika u ndalua në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në afërsi të fshatit Goranxi, dhe pas një kontrolli fizik iu gjet një sasi kokaine, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës.  

"Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “The remaining”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, në doza. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 1 shtetas që shiste doza kokaine, në zona të ndryshme të qytetit. Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe automjeti që përdorte i arrestuari, për këtë veprimtari kriminale. 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, ka siguruar informacion për një rast të shitjes së dozave të kokainës, në qytet. Për goditjen e këtij rasti, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “The remaining”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: V. R., 42 vjeç, banues në fshatin Goranxi, Dropull, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në afërsi të fshatit Goranxi, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. R. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza.  

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje