TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Prill 2025, 11:40

“Festim Qoli takohej me zyrtarë policie”, Nuredin Dumani tregon detaje për vrasjen e Elvis Dedajt: Makinën e sollën nga Fushë-Kosova

Shkruar nga Pamfleti

“Festim Qoli takohej me zyrtarë policie”, Nuredin Dumani tregon

Vijon edhe sot seanca në GJKKO ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po merret në pyetje nga avokati i Henrik Hoxhajt.

Avokati i Hoxhës, i ka bërë pyetje lidhur me vrasjen Elvis Dedajt, i cili u ekzekutua në vitin 2012.

Dumani është shprehur se lajmin për vrasjen e Dedajt, ia ka dhënë miku i tij Festim Qoli, me të cilin thotë se pas ngjarjes kanë shkuar te zona e Shkëmbit të Kavajës për të kërkuar armën.

Më tej, ai tregon se Qoli ishte person që takohej me shumë zyrtarë të Policisë.

Pjesë nga marrja në pyetje në sallën e gjyqit:

Avokati: Si ke marre dijeni për vrasjen e Ervis Dedës?

Dumani: Kam ardhur në dijeni sepse ma ka dhënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin kemi shkuar të shkëmbi Kavajës për të kërkuar armën.

Avokati: Si je njohur me Festimin?

Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij

Avokati: Pas njohjes me Festimin keni patur shoqëri të qëndrueshme?

Dumani: Po kemi patur.

Avokati: Shoqëroheshit me njeri-tjetrin?

Dumani: Po. Shoqëroheshim në dreka darka kur mundeshim. Deri në 2022 kur jam arrestuar

Avokati: Si komunikoje me Festimin?

Dumani: I thoja djalit të tezes që punonte te lokali.

Avokati: Çfarë te ka thënë Festimi për vrasjen e Elvis Dedës?

Dumani: Makinën që përdorën në vrasje ja sollën Festimit nga Fushë Kosova. Elvis Deda ose Losha ka qenë duke drekuar. E ka gjuajtur Enriku dhe ka dalë edhe Festimi që ishte shofer. Kanë djegur makinën dhe kanë ikur për disa km në këmbë. Këto mi ka thënë Festimi.

 

Lini një Përgjigje