
Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër ku dy të mitur që po udhëtonin me motor, humbën drejtimin dhe u aksidentuan rëndë. Aksidenti ndodhi të hënën rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Stom Golem”.
Në motor ndodheshin një 16 vjeçar i cili ndërroi jetë në vend mbrëmjen e djeshme dhe një 14 vjeçar, i cili u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Ditën e sotme mësohet se fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe 14-vjeçari i cili nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Lini një Përgjigje