TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Prill 2025, 09:51

U arratis nga burgu, zbardhet dëshmia e Daut Lazes pas arrestimit: U fsheha në xhami

Shkruar nga Pamfleti

U arratis nga burgu, zbardhet dëshmia e Daut Lazes pas arrestimit: U fsheha

49-vjeçari Daut Laze i cili u arrestua mbrëmë nga komisariati numër 6 është shprehur se gjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar i fshehur në Tiranë. Kryesisht ka qëndruar në Fresk, Kombinat dhe Astir.

49-vjeçari ka thënë se duke përfituar nga muaji Ramazanit është fshehur në xhami. Ai shtoi se e kanë fshehur besimtarët myslimanë.

Daut Laze menjëherë pas prangosjes është dërguar në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës dhe pritet të merret në pyetje Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve.

Burime nga policia kanë konfirmuar se efektivët e Komisariatit nr. 6 prej dy javësh ruanin banesën e Daut Lazes në Astir pasi kishin informacione se ai do të shkonte në banesë.

Që të mos njihej 49-vjeçari kishte hequr mjekrën dhe mbante kapele.

 

Lini një Përgjigje