TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2025, 21:53

Kërcënoi gazetarin Piro Nase në rrjetet sociale, nis procedimi penal ndaj 32-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi gazetarin Piro Nase në rrjetet sociale, nis procedimi

Policia ka referuar materialet në Prokurori lidhur me kërcënimin ndaj gazetarit Piro Nase.

Në një njoftim zyrtar Policia e Gjirokastrës bën të ditur se pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi Piro Nase, 51 vjeç, banues në Gjirokastër, (gazetar), i cili pretendon se është kanosur dhe kërcënuar nëpërmjet rrjetit social "WhatsApp", për shkak të detyrës nga shtetasi Jeton Muxhaj, menjëherë kanë reaguar duke shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër 32-vjeçarin.

Nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, po kryejnë veprimet procedurale dhe do të referojnë materialet në Prokurori ku do nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Fushëbardhë, për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës".

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër është tërësisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së çdo gazetari dhe qytetari të qarkut Gjirokastër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe konform ligjit.

Lini një Përgjigje