
Një grua 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen në një hotel në zonën e Oias, Santorini në Greqi. Shqiptarja punonte në hotel dhe mësohet se ka humbur jetën dy ditë më parë brenda një dhome të hotleit.
Sipas informacioneve, 59-vjeçarja ka qenë duke punuar në akomodim dhe ka mbetur e plagosur për vdekje, kur një shtrat i veçantë, i cili ishte fiksuar ose i varur nga muri, është shkëputur dhe i ka rënë me forcë në kokë, duke i thyer qafën dhe duke e lënë atë të vdekur në vend.
Mediat greke raportojnë se shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan menjëherë në vendngjarje, por shqiptarja ishte gjetur e vdekur.
Nga ana tjetër autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve të cilat ai menaxhon. Hetimet megjithatë po vazhdojnë për të zbardhur të gjithë shkaqet e ngjarjes tragjike.
Lini një Përgjigje