
Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim në Memaliaj pasi kishte fshehur në banesën e një të moshuare armët e zjarrit.
20-vjeçari kishte fshehur dy armë kallashnikov në shtëpinë e së moshuarës, në shërbim të një grupi kriminal.
"Si rezultat, në Memaliaj, gjatë kontrollit në banesën e 72 vjeçares që e kishte në përdorim, në një dhomë që shërbente si magazinë, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një çante sportive, 2 armë zjarri kallashnikov.
Nga hetimet dyshohet se armët janë fshehur në këtë banesë, nga shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Memaliaj, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje