TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2025, 10:38

Aksident me vdekje në Unazën e Madhe, 35-vjeçari përplas dy të moshuarat që po kalonin trafikndarësen

Shkruar nga Pamfleti

Aksident me vdekje në Unazën e Madhe, 35-vjeçari përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur te kthesa e Babrrusë te Unaza e Madhe.

Raportohet se nga përplasja e fortë, një 72-vjeçare ka humbur jetën. Gjithashtu është plagosur rëndë një 66-vjeçare. Sipas policisë, dy të moshuarat kanë tentuar të kalonin trafikndarësen. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:35 te mbikalimi i Paskuqanit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale.

"Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje