TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2025, 11:02

"Çmendet" motoristi në Tiranë, kundërshton dhe dhunon efektivin e policisë

Shkruar nga Pamfleti
"Çmendet" motoristi në Tiranë, kundërshton dhe
Merson Frizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet pranë rrugës së Elbasanit. 25-vjeçari Merson Ferizaj, motorist ka dhunuar një efektiv të policisë rrugore.

Mësohet se efektivi i policisë i ka kërkuar të ndalojë, ndërsa 25-vjeçari ka kundërshtuar. Drejtuesi i motorit nuk është ndaluar dhe më pas ka dhunuar efektivin e policisë.

Pas kësaj situate, policia ka shoqëruar drejtuesin e motorit i cili ishte punonjës i Forcave Ushtarake. Ndërkohë efektivi i policisë po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

"Rreth orës 08:45, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se shtetasi M. F., rreth 25 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar motomjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e verifikimeve. Gjithashtu, shtetasi M. F., dyshohet se për shkak të detyrës, është konfliktuar fizikisht me punonjësin e Policisë, i cili po merr asistencë mjekësore. Shtetasi M. F. është shoqëuar në ambientet e Policisë, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje