
Dy shtetas kosovarë janë proceduar penalisht nga Policia Kufitare e Morinës, pasi tentuan të hynin në Shqipëri me një shumë parash të padeklaruar në kufi.
Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit tip “BMW”, me drejtues shtetasin B.K., 43 vjeç dhe pasagjer M.K., 31 vjeç, iu gjetën 13,000 euro drejtuesi dhe 7,200 euro pasagjerit.
Sipas policisë, paratë nuk ishin deklaruar në përputhje me ligjin në fuqi. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, dy shtetasit u proceduan në gjendje të lirë ndërsa shuma e eurove u sekuestrua.
“Tentoi të hynte në Shqipëri, me 20 200 euro të padeklaruara, procedohen penalisht 2 shtetas kosovar.
Sekuestrohet shuma e eurove.
Në kuadër të punës policore që kryhet në bazë të analizës së riskut, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasi B.K., 43 vjeç, banues në Mitrovicë dhe pasagjer M.K., 31vjeç banues Suedi.
Nga kontrolli fizik, i 43-vjeçarit i janë gjetur 13 000 Euro dhe 31-vjeçari 7200 Euro te cilat nuk i kishin deklaruar në pkk, konform ligjit në fuqi.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetasit, si dhe u sekuestrua shuma e parave”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje