TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2025, 15:31

Tentoi të vrasë një shtetas në Velipojë 1 vit më parë, kapet në Itali 26-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vrasë një shtetas në Velipojë 1 vit më

Një 26-vjeçar, i cili një vit më parë tentoi të vrasë me armë zjarri një shtetas në Velipojë, është arrestuar në Itali, ndërsa pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Në një njoftim zyrtar, Policia bëri të ditur se në vijim të bashkëpunimit me homologët italianë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet palëve, u lokalizua në Itali, u kap dhe u arrestua, shtetasi:

Kristian Lulaj, 26 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".     

Ky shtetas akuzohet se në fshatin Malikolaj, Velipojë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. P., 27 vjeç, për motive të dobëta. 

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Lini një Përgjigje