
Policia e Tiranës arrestoi Daut Lazen, 49-vjeçarin, që mbi dy muaj më parë ishte arratisur nga spitali i burgut, ku vuante një dënim.
Laze u arrestua nga forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 6.
Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.
Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.
Lini një Përgjigje